Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gazetari në mëdyshje për rikthimin e Berishës: Vështirë të kesh ide të reja në atë moshë

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari në mëdyshje për rikthimin e Berishës:
FotoArkiv/ Sali Berisha

Gazetari Mentor Kikia e ka cilësuar rikthimin e liderit demokrat pas qëndrimit 11 muaj në arrest shtëpiak, si një ngjarje e mirë vetëm për Partinë Demokratike por jo një vlerë për politikën.

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Kikia thotë se deri më tani ai nuk ka treguar asnjë risi në formën e të bërit politikë ndërsa thotë se Berisha erdhi në Kuvend njësoj siç ishte kur u largua, me të njëjtat akuza ndaj mazhorancës.

Ndër të tjera gazetari tha se Partia Demokratike ka nevojë për risi dhe nëse ky rikthim i liderit nuk i jep atyre një strategji të re për të vazhduar përpara, atëherë ky rikthim do të quhet thjeshtë një ardhje pas një mungese.

Padyshim që për demokratët ishte një mungesë e theksuar e Berishës për shkak të karizmës dhe protagonizmit që ai ka në mënyrën e të bërit opozitë. Për në që e shohim nga jashtë, këto 11 muaj duken sikur të kishin qenë dje. Berisha u rikthye aty ku e kishte lënë, me të njëjtat kauza dhe akuza ndaj mazhorancës.

Nga nesër duhet parë se më çfarë mendje është rikthyer Berisha, sepse ai jo më kot e ndau si epokë politike dhe e quajti rikthimin e tretë. Nëse ky rikthim i tretë nuk vjen me strategji, me ide të reja edhe pse vështirë të kesh ide të reja në atë moshë, atëherë nuk ka pse të quhet më e tillë por thjesht një rikthim pas një mungese,” tha gazetari Mentor Kikia për EuroNews Albania.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese