
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur mbi titullin e tij, pasi humbi vulën e Partisë. Në vendimin e dhënë në datën 12 qershor, Gjykata e Apelit vendosi që t’i rikthejë vulën ish-kryeministrit Sali Berisha, duke bërë që Basha të humbasë pozitën e tij si kryetar i PD-së.
Basha ka qenë i pranishëm mesditën e sotme në emisionin e gazetarit Thimi Samarxhiu për të folur mbi çështjet që përfshinë partinë e tij dhe situatën politike aktuale në vend.
Në fillimin e intervistës, gazetari e ka pyetur se si mund t’ju drejtohet tanimë që ai nuk është më në kryesinë e Partisë Demokratike, ish-lideri demokrat është përgjigjur duke thënë se mund t’i drejtohen si demokrat euroatlantik.
Në vijim të bisedës, Basha ka shpjeguar edhe domethënien e këtij termi, duke u shprehur se ato janë demokratët që i qëndrojnë idealeve të demokracisë së vërtetë me të cilat është themeluar Partia Demokratike.
“Si të dëshirosh ti? Demokratët euroatlantikë janë demokratë që i qëndrojnë idealeve me të cilat është themeluar kjo parti, idealeve të Shqipërisë si gjithë Europa, të demokracisë së vërtetë, të qëndrimeve ndaj pronarëve dhe të përndjekurve, të luftacionit të Partisë Demokratike dhe gjithë Shqipërisë që hijet e së kaluarës të mos ndikojnë të ardhmen e vendit”,- u shpreh Basha.