Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gati skenari për qeveri teknike? Basha: Ne nuk jemi në gjendje!

Shkruar nga Newsbomb
Gati skenari për qeveri teknike? Basha: Ne nuk jemi në gjendje!
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të mërkurë ka dalë në një deklaratë për mediat, ku përpos krijimit të Komisionit për dezinformimin që do të ngrihet me kërkesë të mazhorancës në Kuvend, u ndal dhe te zhvillimet politike që kanë ndodhur së fundmi dhe te fakti se a është PD në gjendje për të shkuar në qeveri teknike.

I pyetur nga gazetarët sa i  përket kësaj çështjes së fundit, Basha theksoi se shqiptarët nuk duhet të mbahen me gënjeshtra dhe se mundësia aktuale që Rama të pranojë një qeveri teknike është “zero”.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, fillimisht duhet të plotësohen disa kërkesa, siç është votimi i emigrantëve, listat e hapura, barazia te vota dhe më pas, pasi të plotësohen të gjitha këto pika ai është i gatshëm që të mbështesë me çdo formë dhe mënyrë një qeveri teknike si garanci shtesë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Shqiptarët s’duhet ti mbajmë me gënjeshtra. Mundësia aktuale që Rama të pranojë një qeveri teknike është zero. Opozita shqiptare për arsye që dihen nuk është në gjendje të imponojë për momentin një qeveri teknike. Prandaj ky është një iluzion. E rëndësishme është që ajo pjesa e opozitë që flet për opozitën duhet pyetur a është për listat e hapura apo jo,  a është për votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë apo jo. Dhe  a është për barazimin e votës apo jo.

Këtu nis serioziteti i çdo komponenti për ti dhënë shqiptarëve disa garanci. Kush janë disa garanci të tjera është komisionet, adminsitrat, patronazhistët ka të bëjë me gjithçka që krimet elektorale të përsëritura për herë të fundit në zgjedhjet e 2021. Këtu duhet të m

Sigurisht që PD do të mbështesë me çdo formë dhe mënyrë një qeveri teknike si garanci shtesë për zgjedhje të liria dhe të ndershme, por të hedhësh një gur në lumë pa plotësuar detyrat themelore”, tha Basha.

Në korridoret politike flitet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ndoshta në tetor, a është PD e gatshme për këtë skenar?

Basha: Shqiptarët nuk duhet t’i mbajmë me gënjeshtra. Mundësia që Rama të pranojë një qeveri teknike është zero. Nuk jemi në gjendje të imponojmë një qeveri teknike, fatkeqësisht ky është një iluzion dhe bëhet për të hequr mendjen nga një gjë më e madhe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese