Hapësire reklamuese

Politikë

“Gangsterat rrinë me shkopa bejsbolli”, Salianji përplaset keq me Gogun: Lëngaraqët rrinë me mikrofon në gojë

Shkruar nga Newsbomb

“Gangsterat rrinë me shkopa bejsbolli”, Salianji përplaset

Debatet në komisionin hetimor për të dhënat e sistemit TIMS vijojnë për më shumë se 3 orësh. Deputeti Ervin Salianji tha se arrestimi i drejtorit të IT Ervin Muça, nga policia është një çështje urgjente që duhet të trajtohet. Më tej ai propozoi që kjo seancë të shtyhet për të hënën në orën 16:00. 

Sakaq, deputeti Toni Gogu i ka bërë thirrje të mos nxitohet në përfundime dhe akuza, duke thënë se "gangsterat rrinë me shkopa bejsbolli". Më tej ai ka kërkuar që të respektohet rendi i ditës. 

Pjesë nga debati: 

Gogu: Nën kësulën tënde të kryetarit fshihet diçka se çfarë fshihet do ta gjejmë

Salianji: Nuk është duet kjo punë, mos këndoni, kjo ju lutem edhe një herë tjetër ka të depozituara.

Salianji: Ka urgjencë se është kapur drejtori i IT duke vjedhur të dhënat e TIMS-it, të gjitha infomacioniet, kushdo të bëjë si miza në qyp, nuk ka që dy me dy të bien në një qëndrim. Nesër në orën 11 të bëjmë mbledhjen e radhës, të shtyjmë të sotmen, dy ekspertët e tjerë të japin mendimet e tyre, po vidhet sistemi TIMS, juve thoni…

Salianji: Ju merrni armët, vrisni njëri-tjetrin, doni t’ju nxjerr konflikt interesi, doni listë patronazhimi? Po pengoni punën duke u nxjerrë gjoiksin grupeve kriminale, unë kam një dakordësi tani, Dhima tha t’i japim kohë dy ekspertëve të komisionit të cilët sot nuk kanë sjellë produkt të punës së tyre...Sjellja prej gangtsteri nuk i shkon askujt në këtë komision.

Gogu: Gangsterat rrinë me shkopa bejsbolli

Salianji: Lëngaraqët rrinë me mikrofon në gojë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese