Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gabimi në dosjen hetimore, Erion Veliaj shigjeton Ols Dadon: U detyrua ta verifikonte me telefon, ju tregoj si u përpoq ta kalonte këtë skandal

Shkruar nga Newsbomb
Gabimi në dosjen hetimore, Erion Veliaj shigjeton Ols Dadon: U detyrua ta

Erion Veliaj ka reaguar për herë të tretë nga qelia e paraburgimit, teksa tashmë gjendet në IEVP-në e Durrësit. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka evidentuar detajin në dosjen hetimore ku shkruhej se ishte i dënuar.

Edhe pse nga mediet u tha se prokurorët kishin kërkuar falje duke e konsideruar si një gabim teknik, ai shprehet se ka qenë Ols Dado që e ka verifikuar diçka të tillë me një telefonatë. Veliaj e konsideron këtë veprim të prokurorëve të bërë me dashje. Në postimin e bërë në facebook-un e vet, ai shkruante:

Kurdisja e një paçavureje 1

Nuk mund të rri pa folur edhe për një skandal të rëndë që zbulova dje në sallën e gjyqit, e shkruajtur e zezë mbi të bardhë, që në faqen e parë të paçavures së hartuar me zell të madh nga prokurori Ols Dado.

U informova se në të gjitha gjirizet mediatike të PD-së na ishte publikuar se në dosjen time prokurori kishte shkruajtur: “Erion Veliaj është “i dënuar”, me shënimin “sipas Çertifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësore Nr. 5488 Prot., datë 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63”.”

Kur e mësova, ky detaj më tronditi edhe mua personalisht, ashtu siç mund të ketë tronditur jo pak njerez të tjerë sepse dëshmia ime e penalitetit është e pastër.

Dje në sallën e gjyqit, vetëm pasi unë deklarova që jam i padënuar dhe, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur me votë 3 herë radhazi nga qytetarët e mi, kam plotësuar formularin e dekriminalizimit, prokurori Ols Dado u detyrua ta verifikonte këtë me një telefonatë, (pasi siç duket, në mendjen e tij tashmë rezultoj një person i dënuar), dhe u përpoq ta kalonte këtë skandal, duke thënë se është thjesht një ‘lapsus’, që e paskan bërë shkruesit e dosjes time.

Pra, që në faqen e parë të akuzës të ngritur kundër meje na qenka bërë gabimisht një lapsus frojdjan kaq i rëndë, e njëkohësisht kaq qesharak, nga prokurori hartues i dosjes.

Po si mundet të bëhet një lapsus në një dosje hetimore? Si mund të luhet me jetë njerëzish duke e kaluar me fjalët “ishte lapsus”?

Ky ‘lapsus’, vetëm lapsus nuk është! Është një hije e madhe dyshimi mbi të gjithë atë që është gatuar kundër meje dhe bashkëshortes sime.

Tani është i qartë serioziteti me të cilin janë zhvilluar hetimet kundër familjes dhe personit tim: më e pakta, në dosjen time ka gabime trashanike, si kjo e faqes së parë, e të cilat do t’i publikoj një e nga një për publikun dhe qytetarët e Tiranës; por, rezervoj edhe dyshimet e mia mbi dëshirën e nxituar të prokurorit Ols Dado për të më shpallur fajtor ende pa nisur procesi i gjykimit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese