Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Politikë

Fushata zgjedhore në rrjetet sociale, garë për “klikime” dhe “like”! KAPELJA trendi më i ri, kush po kopjon kë?

Shkruar nga Newsbomb
Fushata zgjedhore në rrjetet sociale, garë për
Edi Rama/ Sali Berisha/ Tedi Blushi

Fushatat zgjedhore në Shqipëri kanë kaluar një transformim të dukshëm ndër vite, duke kaluar nga tubimet tradicionale në terren në prezencë gjithnjë e më të madhe në rrjetet sociale.

Liderët e partive nuk debatojnë më në studiot televizive, por bëjnë “diss” në rrjetet sociale se kush merr më shumë “klikime” dhe “like”.

Kjo ka bërë që shumë video të ngjallin diskutime dhe të konsiderohen jo serioze për fushatë zgjedhore, madje disa janë quajtur “skandaloze” si ajo e kandidates e PS së Shkodrës, Edona Bailli.

Sipas analistëve politikë, kjo lloj fushate është e mirëmenduar nga të gjitha palët, për të larguar vëmendjen nga problemet konkrete “duke bërë pak gallatë”, shkrunan Newsbomb.

Një fenomen i ri që ka marrë hov në këtë periudhë është përdorimi i kapelave si simbol identifikues në fushatat zgjedhore.

Kjo praktikë ka marrë frymëzim nga figura të njohura ndërkombëtare, si Donald Trump, i cili përdorte kapelen me mbishkrimin "Make America Great Again".

Në Shqipëri, Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, ka adoptuar këtë fushatë, duke u shfaqur me një kapele blu me numrin "1".

Fushata zgjedhore në rrjetet sociale, garë për

Ndërkohë, Edi Rama, kryeministër dhe lider i Partisë Socialiste, ka përdorur një kapele të kuqe me numrin "5" si pjesë të fushatës së tij. Rama e ka përdorur dhe më herët kapelen në takimet me qytetarët.

Fushata zgjedhore në rrjetet sociale, garë për

Por së fundmi, Tedi Blushi, sekretar i Partisë së Lirisë është shfaqur gjithashtu me një kapele të kuqe me numrin "1", duke ndjekur një linjë të ngjashme me atë të Berishës.

Fushata zgjedhore në rrjetet sociale, garë për

Ky përdorim i kapelave është bërë tashmë “trend” i liderve të partive politike në vend të cilat garojnë për zgjedhjet e 11 Majit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese