Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Fshesë me korent" në Partinë e Ilir Metës: Ikin Klajd Bodlli, Shaban Sulçe, Elona Guri dhe Endrit Braimllari

Shkruar nga Newsbomb

"Fshesë me korent" në Partinë e Ilir Metës: Ikin

Pas një pauze të gjatë dhe në heshtje nga aktualiteti politik, Ilir Meta ka marrë “timonin” e drejtimit të Partisë së Lirisë. Fill pas kësaj lëvizjeje, filluan edhe largimet nga partia.

Endrit Braimllari dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit, përmes një letre zyrtare që i ka drejtuar Komitetit Drejtues Kombëtar të partisë, në kushtet e zhvillimeve të reja brenda saj. Siç raportohet, ai ka pasur debate të forta me kryetarin Ilir Meta dhe një ditë më pare vendosi të njoftojë publikisht dorëheqjen. Kjo, evidentohet dhe në një pjesë të letrës së tij.

"Të nderuar anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar i gjendur në kushtet e pamundësisë për të kryer funksionin e nënkryetarit të partisë, për shkak të faktorëve të brendshëm kam vendosur të jap dorëheqjen nga ky funksion", shkruan ndër rreshta Endrit Braimllari.

Megjithatë, ai thotë se do të vazhdojë angazhimin në forcën politike ku aderon prej 19 vitesh, pavarësisht dorëheqjes nga posti i nënkryetarit.

"Po bëjë unë i pari disa hapa pasë për të treguar që për mua e rëndësishme është uniteti me njeri tjetrin. Do të vazhdoj me përkushtimin maksimal angazhimin tim si i zgjedhur vendor në këshillin bashkiak të Tiranës për të qenë zëri i qytetarëve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre, për të krijuar shanse dhe mundësi për çdo qytetar të Tiranës", vijoi ai.

Dorëheqja e Endrit Braimllarit u pasua me një varg dorëheqjesh dhe largimesh nga Partia e Lirisë, në kuadër të reformimit të të gjitha strukturave të saj në nivel kombëtar, edhe pas paralajmërimeve të Ilir Metës për tradhti të brendshme. Eriol Braimllari, ish-këshilltar i Metës, Elona Guri, ish-kandidate për deputete e LSI-së për Durrësin dhe anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL, Shaban Sulçe dhe Klajd Bodlli janë larguar pa shumë zhurmë nga partia. 

Sakaq, sot Meta gjatë një konference për mediat ka zbuluar strukturën e forcës politike që ai drejton pas Konventës së 27 Prillit. Meta tha se Partia e Lirisë nuk do të ketë më një kryetar, por president, post për të cilin do të kandidojë edhe vetë.

Ndër të tjera, ish-presidenti tha se kandidatja për postin e zv. presidentit do të jetë Erisa Xhixho. Ndërsa, Tedi Blushi do të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë.

PL nuk mund të vazhdojë me këtë lidership kakofonik, pra me shumë nënkryetarë, ku përgjegjësitë nuk mbahen në mënyrë të qartë. Nuk mund të vazhdojë me një kryesi që nuk është efektive dhe  e angazhuar. Na duhet një kryesi ekzekutive që merr vendime, që reagon shpejt.  Nuk do ketë më kryetar, por do ketë President që do jetë lideri i partisë. Unë sigurisht që do kanddoj për president në Konventë.

Ftoj kolegët që të kandidojë për këtë funksion apo detyrë te re. Do ketë një zv.president, as 4 as 5. Do jetë zv.presidente, e vetmja kandidate e kandidatit për president është Erisa Xhixho. Partia do ketë një president dhe një kandidate, Erisa Xhixhon. I vetmi aknddiat për sekretarin e Përgjithshëm është, Tedi Blushi”, tha Meta.

Deri më tani mbetet i paqartë pozicioni i Monika Kryemadhit në Partinë e Lirisë. Një postim i saj në rrjetet sociale, la të nëkuptohej se nuk ishte dakort me deklaratat e bashkëshortit të saj dhe me sulmet që ky i fundit ka nisur vrullshëm ndaj SPAK dhe Altin Dumanit.

Deputetja shkroi se shqiptarët presin nga opozita ide dhe vizion, e jo filma të vjetër të cilët kanë të njëjtin përfundim dhe janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese