Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

FRPD thërret të rinjtë në marshim proteste më 8 dhjetor: Nuk kemi luksin të festojmë

Shkruar nga Newsbomb

FRPD thërret të rinjtë në marshim proteste më 8

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka shpallur një marshim-protestë në Tiranë më 8 dhjetor, për të përkujtuar lëvizjen historike të studentëve të vitit 1990, që çoi në vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Ky marshim, i cili nis në orën 11:00 nga Qyteti Studenti dhe përfundon te Kryeministria, zhvillohet nën moton: "Nuk kemi luksin të festojmë."

Në njoftimin e tyre, të rinjtë theksojnë se situata aktuale në vend nuk lejon festime, pasi 11 vitet e fundit të qeverisjes së Rilindjes kanë sjellë një eksod masiv dhe kriminalizim të shoqërisë.

“Të rinjtë shqiptar nuk e kanë luksin për të kremtuar këtë ditë si një ditë feste, sa kohë Rilindja në 11 vite të qeverisjes së saj i ka ekspozuar përballë eksodit drastik dhe kriminalizimit masiv.

Ftojmë çdo të ri që ndjen veten se përballë zhvatjes dhe përçmimit nuk mjafton indiferentizmi, të na bashkohet në këtë marshim, pasi nuk e kemi luksin që prindërit tanë të protestojnë për ne.

Koha e na e kërkon që të jemi në lartësinë e studentëve të dhjetorit 90’ që bënë që 8 Dhjetori të hyjë në historinë tonë si Dita e Rinisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese