Hapësire reklamuese

Politikë

Frikë nga SPAK apo betejë për vëmendje? Analisti: Meta po kërkon të shpëtojë ç'të mundet

Shkruar nga Newsbomb
Frikë nga SPAK apo betejë për vëmendje? Analisti: Meta po
Ilir Meta dhe Altin Dumani

Pedagogu dhe analisti politik, Ervis Iljazaj thotë se Ilir Meta me deklaratat dhe sulmet e tij të fundit ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe kreut të saj Altin Dumani, nuk është një betejë për vëmendje. Sipas tij, kryetari i Partisë së Lirisë po kërkon të shpëtojë ç'të mundet.

I ftuar në emisionin "Zonë e Lirë", Iljazaj ka thënë se me deklaratat e tij Ilir Meta lë të kuptohet se SPAK ka hyrë dhe në Partinë e Lirisë.

Pra, një strategji politike për të minimizuar humbjet sepse ka një rënie të votuesve dhe të deputetëve, në të gjitha sondazhet del me humbje. Ervis Iljazaj ka evidentuar se një pjesë e Rithemelimit nuk e do Ilir Metën ndaj është e paqartë se çfarë aleance politike do të bëjë ai.

“Ilir Meta ka qene një kafshë politike, nuk e di nëse është apo i kanë humbur ato instiktet e tija, por dëshira e madhe që ka për t’u përballur me Dumanin më jep një si kështu… se di, pse do që të përballet në televizor. E dallojmë nga fjalimet e Metës, ai thotë gjithmonë që nuk do ta sekuestroni Partinë e Lirisë. Është e qartë dhe ai vetë e thotë.

Unë mendoj që me hetimet që thotë zoti Meta, që ata kanë hyrë aty, SPAK-u do të sekuestrojë partinë etj, me radhë. Kam përshtypjen që zoti Meta, do të shpëtojë çfarë është e mundur.

Për mendimin tim, Meta nuk e bën për vëmendje, por është një strategji politike për të minimizuar humbjet dhe për të shpëtuar çdo gjë që është e mundur nga SPAK dhe nga kriza politike, pasi ka një rënie të votuesve, ka një rënie të deputetëve, në të gjitha sondazhet del me humbje, është akoma në aleanca të paqarta politike.

Nuk di se çfarë aleancash do bëj me PD-në, një pjesë e Rithemelimit nuk e do, në këtë kuptim duket si një njëri i vetmuar politikisht. Por që për mendimin tim është strategji”, ka thënë analisti Ervis Iljazaj në emisionin "Zonë e Lirsë" me Arjan Çanin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese