Hapësire reklamuese

Politikë

Fredi Beleri kërkesë drejtorisë së Burgjeve, kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Parlamentit Europian

Shkruar nga Newsbomb
Fredi Beleri kërkesë drejtorisë së Burgjeve, kërkon
Eurodeputeti i zgjedhur, Fredi Beleri

Fredi Beleri i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë së Burgjeve që t’i japin leje që ai të jetë i pranishëm në mbledhjen e parë të eurodeputetëve në Parlamentin Europian.

Lajmin e ka bërë të ditur, gazetarja Anila Hoxha, e cila shprehet se Beleri kërkon që të shkojë në Bruksel në datat 15 deri më 20 korrik, për të përfaqësuar vendin e tij si eurodeputet i dalë nga zgjedhjet e fundit.

Fredi Beleri hyri në zgjedhjet e Parlamentit Europian si kandidat për deputet, nën siglën e partisë greke Demokracia e Re. Ishte kryeministri  grek Kyriakos Mitsotakis, ai që hodhi kandidaturën e tij. Beleri fitoi një numër të konsiderueshëm votash, ndërsa u bë i pari eurodeputet që fitoi zgjedhjet duke qëne në burg dhe pa bërë fushatë.

Duhet të theksojmë se Athina Zyrtare e ka konsideruar të jashtëligjshëm dhe politik arrestimin e Fredi Belerit nga autoritetet shqiptare, në maj të vitit të shkuar nën akuzën për blerje votash.

Ndonëse ai u vendos në pranga, Beleri fitoi zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë. Të premten e 5 korrikut, KQZ vendosi që t'i heqë mandatin e kryebashkiakut, në përputhje me ligjin e dekriminalizimit, pasi GJKKO e kishte dënuar më parë me dy vite burgim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese