
Kryeministri Edi Rama ka përuruar “Vila 31 x Art Explora”, një residencë artistike që do të shërbejë si një hapësirë e veçantë për krijuesit dhe artistët nga Shqipëria, rajoni dhe më gjerë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është një mundësi e jashtëzakonshme për artistët e rinj dhe të talentuar, duke u ofruar atyre një mundësi për të zhvilluar projekte kreative.
Por kreu i qeverisë nuk mund të mos e bënte dhe një batutë dhe pak humor. Ai ka treguar një prej episodeve të ndodhura në Francë, ku iu vu gjobë se bëri pis parketin.
“Unë e kam kaluar një eksperiencë të ngjashme, jo në një godinë si kjo kaq speciale, por në qendrën Ndërkombëtare të Arteve në Paris, kur erdha këtu mu kujtua që kur mbarova qëndrimin atje më vunë dhe një gjobë se kisha bërë pis me bojë parketin, ju duhet të siguroheni që duhet të vihet një gjobë e tillë, se u sigurova kur po shikoja gjithë këto parkete, duhet vënë ajo gjoba se kishin të drejtë francezët që e kishin me gjobë, ishte goxha gjobë, më ka dhembur shumë në atë kohë, duhej ta paguaja”