Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Fran Frrokaj apelon vendimin për burg nga arratia, kërkon pezullimin e dënimit

Shkruar nga Newsbomb
Fran Frrokaj apelon vendimin për burg nga arratia, kërkon pezullimin e
Ish kryebashkiaku Fran Frrokaj

Ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, i shpallur në kërkim që prej 23 dhjetorit 2024, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e riktheu në burg, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai kërkon pezullimin e dënimit me 2.8 vite burg për shpërdorim detyre, deri në shqyrtimin e rekursit.

Fillimisht, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e kishte dënuar Frrokajn me 1.4 vite burg, por vendimi u ashpërsua nga Apeli, që dyfishoi dënimin. Pas marrjes së urdhrit të ekzekutimit, policia ka kryer kontrolle në banesën e tij, por nuk e ka gjetur.

Fran Frrokaj akuzohet për përfshirje në regjistrimin e paligjshëm të 82 pasurive të paluajtshme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës Shënkoll. Prokuroria zbuloi se toka prej 234 mijë metrash katrorë ishte përvetësuar përmes falsifikimit të dokumenteve, duke u regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë përfitimi.

Në një tjetër çështje, Frrokaj u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Shkodrës për tjetërsim pronash në të njëjtën zonë. Edhe pse përfitoi nga amnistia dhe u lirua më herët, ai tani përballet me rikthimin në qeli.

Frrokaj, i cili më parë ishte dënuar me 4 vite burg, e ka kundërshtuar vendimin, duke pretenduar pafajësi. Në anën tjetër, Prokuroria e Apelit ka kërkuar shqyrtim të çështjes, duke argumentuar për shkelje procedurale në procesin gjyqësor.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese