
Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Von der Leyen ka publikuar një foto nga kryeqyteti i Tiranës. Duke e shoqëruar me mbishkrimin ku njofton ardhjen e saj në Tiranë për samitin, teksa shton se ky është i pari në Ballkanin Perëndimor.
“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Takimi i parë në Ballkanin Perëndimor. Sa simbol i bukur.", shkruan shefja e KE-së.

Postimi i Von der Leyen
Sondazh
Poll