Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Fotolajm/ Të rinjtë e FRPD "u vënë flakë" Ramës, Veliajt dhe Manastirliut para Kryeministrisë

Shkruar nga Newsbomb
Fotolajm/ Të rinjtë e FRPD "u vënë flakë"
Pamje nga marshimi i FRPD

Të rinjtë e e FRPD zhvilluan ditën e sotme një marshim protestë më rastin e 8 Dhjetorit “Ditën e Rinisë “ kur rinia shqiptare u përball me diktaturën më 1990.

Në 34 vjetorin e 8 Dhjetorit të rinjtë demokratë duket se zgjodhën një mënyrë simbolike për të kujtuar heroizmin e të rinjve të atyre ditëve duke lënë të kuptohet se është sërish koha e një lëvizje të re për të rrëzuar qeverinë Rama.

Ata mbajtën në duar pankarta ku lexohet “Lindëm në Demokraci, jetojmë në diktaturë”, ndërsa më vonë u është vënë flaka tre manekinëve që kanë patur fytyrën e kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj dhe ministres se Arsimit Manastirliu.

Pjesë e marshimit ishte dhe lideri demokrat Sali Berisha, i cili mbajti fjalën e tij para të pranishmëve dhe para bustit të Azem Hajdarit, për të cilin kujtoi ngjarjet e 8-9 Dhjetorit 1990.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese