
Foto nga eksodi i parë i shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të dielë një takim me emigrantët shqiptarë në Itali.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka njoftuar sërish për takimin duke ndarë një foto nga eksodi i parë i shqiptarëve drejt shtetit fqinj, Italisë gjatë viteve 1991.
Mbi foton e eksodit, Rama ka vendosur orën dhe vendin e takimit, ku tregon se do të jetë në qytetin italian më 26 maj, në orën 11:00 në *Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka nisur një tur nëpër Evropë për t’u takuar me emigrantët shqiptarë. Ky është takimi i dytë që kryeministri do të zhvillojë në Itali, pas ati të 12 majit në stadiumin “Galatsi” në Athinë.
Sondazh
Poll