Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Politikë

FOTOLAJM/ Një nga "çunat e Tironës", Flor Pullazi shfaqet në supersfidën e mbrëmjes, kandidati për deputet i PS-së në stadiumin e Barcelonës

Shkruar nga Newsbomb
FOTOLAJM/ Një nga "çunat e Tironës", Flor Pullazi
Ilustrim - Florian Pullazi

Në stadiumin “Olímpic Lluís Companys” po zhvillohet supersfida mes Barcelonës dhe Interit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League. Një duel në të cilin nuk kanë munguar dhe figurat e politikës shqiptare.

Është Florian Pullazi, kandidati për deputet i PS-së që është “shfaqur” në stadiumin e Barcelonës.

Përkrahësit e tij nuk mungojnë as nga Spanja, të cilët kanë fotografuar Pullazin nën logon e PS-së, duke i treguar kandidatit për deputet që ka simpatizantë edhe në Barcelonë.

Këtë moment e ka shpërndarë vetë Pullazi në rrjetet sociale, ku shkruan: Votat e diasporës!

Një “çun Tirone” si Pullazi, duket qartë se ka përkrahje të madhe jo vetëm nga kryeqyteti, por edhe nga shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

FOTOLAJM/ Një nga "çunat e Tironës", Flor Pullazi
"Instastory" i Florian Pullazit

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese