
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Në rrjetin e tij social ai ka shpërndarë disa foto me kryeministrin e Bavarisë dhe kryetarin e CSU, Markus Soder. Ai e ka konsideruar atë një mik të shtetit shqiptar, ku shprehet se ata i lidh një miqësi e hershme.

Ata kanë biseduar për sfidat globale të sigurisë, duke përfshirë qeverisjen globale, qëndrueshmërinë demokratike, sigurinë klimatike dhe shumë tema të tjera.
Sakaq, Konferenca e 61-të e Sigurisë në Mynih (MSC) ka filluar sot në Gjermani, duke sjellë 150 liderë politikë nga e gjithë bota për të diskutuar mbi sfidat më urgjente të botës.
Reagimi i tij në Facebook:
Bayerische Hof, Mynih - Në mjediset e Konferencës së Sigurisë me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë, një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin na lidh një miqësi e hershme tanimë.
