Hapësire reklamuese


Politikë

“Fotoja me autorin që vrau policin në Fier ka 3 vite”, deputeti demokrat reagon ndaj deklaratave të Felajt: Ishte vetëm 19 vjeç e krejt i pafajshëm

Shkruar nga Newsbomb
“Fotoja me autorin që vrau policin në Fier ka 3 vite”,
Luan Baçi me Azgan Mernicen ne zgjedhjet e 2021

Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi, ka reaguar në lidhje me një deklaratë të bërë ditën e djeshme nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku Azgan Mernica qëlloi për vdekje efektivin e policisë, Novruz Cenalia.

Felaj i bëri thirrje SPAK të hetojë Strukturën e Armatosur të PD për votën sepse sipas saj Rithemelimi rekruton kontigjentë kriminal. Këtë deklaratë nënkryetarja e Kuvendit e ka bërë pasi Azgan Mërnicës rezultoi se ka qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës (SMV) në zgjedhjet parlamentare të 2021 dhe kjo vërtetohet nga një foto e postuar nga deputeti i Rithemelimit Luan Baçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat Luan Baçi thotë se fotoja e publikuar në media ku ai shfaqet me vrasësi e policit në Fier, është e realizuar para disa vitesh.

“Në seancën e dt. 16 Majt, znj. Felaj, duke shfrytëzuar mungesën time në disa minuta, na paska deklaruar se deputetët e opozitës nuk qenkan distancuar nga  krimi që ndodhi në Fier, për vrasjen e policit dhe nuk kërkuan që autori të dorëzohet! Shfrytëzuan një foto timen të dalë me autorin e krimit 3 vjet më parë, kur ai ishte vetëm 19 vjeç dhe krejt i pafajshëm dhe filluan sulmin si skutha dhe në mënyrë të paturpshme”, - shkruan Baçi.

Ndër të tjera, Baçi i bëri thirrje Felajt që të kërkojë ndjesë për deklaratat e bëra.

“Zj. Gënjeshtare, arroganca dhe mendjemadhësia juaj, garancia që ju jep partia juaj, duke ju punësuar me farë e me fis në prokurori, gjykata dhe në çdo zyrë të shtetit, në mënyrë abuzive, ju ka errësuar arsyen dhe bëni deklarata të pa vërteta, duke gënjyer paturpësisht! Kërko ndjesë, po të ka mbetur një fije dinjiteti prej zonje”, - tha ai.

E gjithë ngjarja në Fier është shoqëruar me aludime dhe debate të shumta për mënyrën se si policia nuk e arrestoi Azgan Mërnicën dhe se si u bë vetëdorëzimi i tij.

Fisi Mernica njihet në zonë për aktivitet të theksuar kriminal pasi disa nga të rinjtë e tij janë shoqëruar e ndaluar nga Policia e Shtetit për ngjarje të ndryshme, ndërsa vëllai i Azgan Mernicës është dënuar me 19 vite burg për vrasjen e një të riu katër vite më parë.

Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, rezultoi se autori i vrasjes së policit ka qenë i angazhuar me strukturat e Partisë Demokratike, në krah të deputetit fierak Luan Baçi. Gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, Azgan Mernica ka qenë pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës.

“Fotoja me autorin që vrau policin në Fier ka 3 vite”,
 

Reagimi i plotë:

Ermonela Felaj, zv kryetare e parlamentit, e pa denje, per kete detyre, e denje vetem per te drejtuar ne menyre arbitrare dhe me arrogance, ndonje seance parlamentare, qe i le Nikolla!
E shfrytezon karrigen ku ulet dhe butonin qe ka perpara, per tu hakmarre ndaj deputeteve te opozites, duke ju nderprere fjalen, sa here qe ajo do, por edhe per te mashtruar opinionin publik, per te bere politike edhe ne raste fatkeqesish si ne rastin e vrasjes se punonjesit te policise ne Fier!
Ne seancen e dt 16 Maj, zj Felaj duke shfrytezuar mungesen time ne disa minuta, na paska deklaruar, se deputet e opozites, nuk qenkan distancuar nga krimi qe ndodhi ne Fier, per vrasjen e policit dhe nuk kerkuan qe autori te dorezohet!
Dhe pa tjeter "perkthimin" e emrit te deputetit te opozites, ja ka bere menjehere, media qe eshte ne dispozicion te tyre edhe kur keta genjejne!
Shfrytezuan nje foto timen te dale me autorin e krimit 3 vjet me pare, kur ai ishte vetem 19 vjec dhe krejt i pafajshem dhe filluan sulmin si skutha dhe ne menyre te paturpshme!
Zj genjeshtare, arroganca dhe mendjemadhesia juaj, garancia qe ju jep partia juaj, duke ju punesuar me fare e me fis, ne prokurori, gjykata dhe ne cdo zyre te shtetit, ne menyre abuzive, ju ka erresuar arsyen dhe beni deklarata te pa verteta duke genjyer paturpesisht!
Po ju ve ne dispozicion nje nga prononcimet e mia, te shumta per kete çeshtje, te dhene ne nja nga mediat afer jush!
Degjojeni me kujdes, beni durim disa minuta dhe terhiqi shpifjet dhe genjeshtrat e tua bajate!
Kerko ndjese, po te ka mbetur nje fije dinjiteti prej zonje!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese