Hapësire reklamuese


Politikë

FOTO/ Tritan Shehu fushatë në Gjirokastër, i bashkohet në takime edhe kryekomunari i Lazaratit

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Tritan Shehu fushatë në Gjirokastër, i bashkohet në
Tritan Shehu ne takim fushate me Dasho Alikon

Politikani i lartë demokrat, Tritan Shehu vazhdon takimet intensive në bashkitë dhe fshatrat e qarkut të Gjirokastërës, për të marrë besimin e qytetarëve për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit.

Pasditen e djeshme, siç tregon vetë në Facebook, Shehu ka qenë në fshatin Hormovë ku është takuar me miq dhe mbështetës të Partisë Demokratike për të ndarë me ta katër pikat të programit të kësaj force politike, si:

- Asnjë pension nën 200 euro;

- Ndihma sociale 200 euro;

- Infrastruktura dhe bujqësia do të jenë prioritet;

- Qytetari në qendër të vendimmarrjes.

Drejtuesi politik i fushatës së PD në Gjirokastër, thotë se Hormova ashtu si shumë vende të bukura të Shqipërisë ëhstë lënë në harresë, por kjo do të ndryshojë pas datës 11 aj, kur sipas tij demokratët të marrin pushtetin.

FOTO/ Tritan Shehu fushatë në Gjirokastër, i bashkohet në
Tritan Shehu ne takim fushate me Dasho Alikon

Ajo që bie në sy në këto fotografi të shpërndara nga Tritan Shehu, është prezenca e kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko. Një ndër eksponentët më të rëndësishëm të kësaj force politike në Gjirokastrën e jugut dhe ish-kryetar i Degës, Dasho Aliko është vendosur në krah të Shehut.

Në takimet me banorët e njësive të qarkut, kryekomunari i fshatit që bëri emër në Shqipëri dhe jo vetëm për shkak të “kulturës bujqësore” që zgjodhi të zhvillonte për vite me radhë deri kur socialistët erdhën në pushtet në 2013, është rreshtuar në ndihmë të Tritan Shehut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese