Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

FOTO/ Punë edhe për ditëlindje, Edi Rama pret në Kryeministri delegacionin nga Japonia

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Punë edhe për ditëlindje, Edi Rama pret në
Edi Rama pret ne zyre delegacionin nga Japonia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka festuar këtë të enjte, 60 vjetorin e lindjes. Ai nuk ka shkuar në seancën plenare që është mbajtur sot në Parlament dhe ka zgjatur rreth 12 orë, por është suprizuar nga deputetët e vetë në Kryeministri.

Mirëpo, edhe përse në një ditë të veçantë për të, Edi Rama ka zgjedhur që ta kalojë 4 Korrikun në zyrë, shkruan newsbomb.al.

Ministrja Elisa Spiropali ka ndarë disa fotografi të cilat i takojnë mbrëmjes së sotme dhe thotë se bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të Partisë Socialiste, kanë mirëpritur një delegacion të Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë.

Delegacioni është kryesuar nga deputeti japonez Takaaki Katsumata.

"Marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona duke nisur nga bashkëpunimi i shkëlqyer parlamentar & deri tek mbështetja që Japonia i ka ofruar Shqipërisë, janë fakt për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe veçanërisht në sektorë të nxitjes së zhvillimit ekonomik", shkruan ministrja Elisa Spiropali.

Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 në Tiranë. Ai mban mbi shpatulla një karrierë të gjatë si në politikë, në botën e mësimdhënies, si dhe në atë të sportit. Rama është ish-basketbollist, ish-pedagog, piktor, publicist dhe politikan shqiptar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese