Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

FOTO/ Mbërrin Sali Berisha, deputetët dhe militantët demokratë e presin me brohorima para SPAK

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Mbërrin Sali Berisha, deputetët dhe militantët
Ilustrim: Demokratet para SPAK - Momenti kur mberrin Berisha

Lideri demokrat Sali Berisha sapo ka mbërritur përpara Prokurorisë së Posaçme, vetëm pak minuta pasi u nis nga shtëpia e tij në rrugën "Mustafa Matohiti", njohur ndryshme dhe si "Rruga e Salës".

Në të njëjtën godinë, ndodhet edhe Prokuroria e Posaçme, e cila e akuzon Sali Berishën se ka kryer korrupsion pasiv, gjatë kohë që ishte kryeministër, duke favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, për privatizimin e "Kompleksit Partizani".

FOTO/ Mbërrin Sali Berisha, deputetët dhe militantët
Protestuesit demokrate perpara SPAK

"Liri demokraci", "O Sali o hero", "Poshtë komunizmi", "Rroftë Berisha", janë disa nga thirrjet e militantëve demokratë, të cilët janë mbledhur para SPAK me njoftim të strukturave të partisë.

Në krye të militantëve janë dhe deputetët demokratë, të cilët janë shprehur se  organizimi është spontan, nuk ka diçka të programuar, por në një mesazh që rrodhi në media të hënën kur u mësua thirrja e Sali Berishës në SPAK, tregonte se strukturat duhet të mblidhnin militantë për ngjarjen e sotme.

Flamur Noka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Edi Paloka dhe Luan Baçi janë disa nga deputetët që ne kemi mundur të dallojmë mes turmës, por sigurisht aty ka dhe politikanë e funksionarë të tjerë të Partisë Demokratike.

"Jam sot për t'u paraqitur atyre zotimin solemn se Edi Rama jo që nuk do të marrë në këtë mënyrë mandatin e katërt, por shumë shpejt do ta shtiem atë në dhe, në tokë", u shpreh Sali Berisha para Gjykatës së Posaçme.

"Prokuroria politike e Edi Rama ka hetuar Sali Berishën, në tre breza deri te mbesa e tij, qysh në një kohë kur ato nuk kishin lindur ende. Me urdhër politikë, mercenarët e prokurorisë politike të Edi Ramës mbajnë në arrest shtëpie liderin e opozitës prej 255 ditësh, me dëshirë të Edi Ramës", vijoi ish-kryeministri.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese