
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ndodhet tashmë në ambientet e spitalit të Traumës në kryeqytet. Siç shihet dhe në foto, krah deputetit për ta vizituar në spital, ka shkruar lideri demokrat Sali Berisha, i cili u nis drejt Traumës sapo lajmëroi mbylljen e protestës.
Sipas demokratëve, Gjekmarkaj u godit nga efektivët e policisë gjatë tubimit dhe më pas u rrëzua dhe humbi ndjenjat ndërsa një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga vetë Policia e Shtetit.
Në reagimim zyrtar, thuhet se Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.
Vetë Gjekmarkaj ka reaguar më parë teksa ishte nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ku tha se ishte goditur nga policët dhe nuk ndihej mirë pasi kishte aritmi, siç ka deklaruar vetë ai.
Sipas burimeve për media, gjendja shëndetësore e deputetit të opozitës është stabël, nuk ka probleme me tensionin apo probleme të tjera kardiake.