Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

FOTO/ Gjekmarkaj denoncon Pjerin Ndreun dhe Ulsi Manjën: Kërkojnë që çdo punonjës i administratës të bëjë 5 vota emigrantësh

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Gjekmarkaj denoncon Pjerin Ndreun dhe Ulsi Manjën: Kërkojnë
Ilustrim: Ndreu e Manja - Agron Gjekmarkaj

Deputeti demokrat dhe njëherësh drejtues politik i Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka denoncuar ministrin Ulsi Manja dhe kryebashkiakun Pjerin Ndreu, se janë duke i bërë presion administratës që të sigurojë vota nga emigrantët për zgjedhjet e 2025.

"Qeveria në ikje dhe oborrtarët e saj në çdo sektor shtetërorë po përdorin presion mbi çdo punëmarrës për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme. Si deputet dhe drejtues politik i Qarkut të Lezhës, i bëj thirrje organeve të hetimit të vejnë para drejtësisë personat përgjegjës", shkruan ai.

Agron Gjekmarkaj publikon denoncimin dhe thotë se persona të njohur të "Dosjes 184" po i bëjnë presion administratës për të mbledhur vota, ndryshe largohen nga puna. Sipas tij, Ulsi Manja si drejtues politik i Lezhës dhe kryebashkiaku socialist Pjerin Ndreu nuk e ndryshojnë dot vullnetin e popullit.

FOTO/ Gjekmarkaj denoncon Pjerin Ndreun dhe Ulsi Manjën: Kërkojnë
Denoncimi i Agron Gjekmarkaj

Deputeti demokrat paralajmëron kallëzime në SPAK për të gjithë ata zyrtarë që ushtrojnë presion mbi administratën, për të mbledhur secili nga 5 vota për zgjedhjet e ardhshme nga diaspora.

"Po ashtu një thirrje per drejtuesit e administratës arsimore në Lezhe, Kurbin e Mirdite të zbatojnë ligjin dhe të mos shantazhojnë mësuesit për sjelljet apo bindjet e tyre politike në kohë të lirë! Janë aq arrogantë sa nuk i fshehin as gjurmët", vijon denoncimi i Agron Gjekmarkaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese