Me debate dhe ironi është zhvilluar ditën e sotme seanca në Komisionin e TIMS. Në seancë ka pasur një përplasje mes drejtuesit të kësaj seancë Ervin Salianji dhe nënkryetarit Toni Gogu.
Salaianji ka ironizuar fjalën e Gogut për Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se foli si kur ishte në “vështirësitë e një procesi lindjeje”.
Pjesë nga debati
Salianji: Duket se ishte në vështirësi se fole sikur ishe në proces lindjeje dhe jo duke folur për Gjykatën Kushtetuese. Këtej thua se ky komision e zhytë paligjshmërinë, këtej thua që ky komision e ka zbatuar kuadrin ligjorë në mënyrë më të mirë. Lidhja o njëra u tjetra. Unë garantoj se pavarësisht pengesave që ju keni nxjerrë është gjetur një mal me paligjshmëri. Kontributi që do japë ky komision do jetë shërbim i madh për publikun, për të interesuarit që hyjë e dalin në këtë territor dhe shkeljet që janë bërë në policinë dhe Ministrinë e Brendshme.
Gogu: Ligji është në fuqi dhe do na mundësojë që ta çojmë këtë që kemi nisur deri në fund. Sepse jemi jashtëzakonisht të interesuar, që ky shtet të modernizuar. Për të përshkuar ju dhimbjen që unë ndjeva, në respekt të zonjave, kolegëve tona dhe nënës suaj, uroj që mos i kenë shkuar kot dhimbjet e lindjes dhe do ishte mirë që asaj ti referoheshe me respekt.
Salianji: Unë i respektoj shumë, por për ta thënë në mënyrë popullore, sikur po pillje, se kur pjellin burrat kanë problemin
Gogu: 5 minuta pushim që të vijë situata në normalitet
Salianji: Dale se nuk na e thonë këta… Jeni të shqetësuar nga mali i paligjshmërisë.