Hapësire reklamuese

Politikë

Florian Pullazi: PS mbështet SPAK-un dhe çdo institucion që ofron drejtësi

Shkruar nga Newsbomb
Florian Pullazi: PS mbështet SPAK-un dhe çdo institucion që
Florian Pullazi

Kandidati për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste për Tiranën, Florian Pullazi, foli në emisionin Now me Erla Mëhillin për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Reformën në Drejtësi dhe fushatën që po bën PS.

Pullazi tha se PS bëri Reformën në Drejtësi ndërsa shtoi se kjo parti mbështet SPAK dhe çdo institucion që ofron drejtësi.

"Kush ishte që e bëri Reformën në Drejtësi? Partia Socialiste dhe Edi Rama. Ishte një nga kriteret kyç nga Bashkimi Europian. Mbështetje maksimale për SPAK-un. Të gjitha zhvillimet janë një çështje e drejtësisë. PS mbështet çdo institucion që ofron drejtësi."-tha Pullazi.

Më tej Pullazi u shpreh se Partia Socialiste e cila në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur të gjithë qytetarët, futet në zgjedhjet e 14 Majit për një mandat të katërt, me synimin për të integruar Shqipërinë në BE deri në vitin 2030.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese