Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Nokës, i ka ndodhur e papritura gjatë ditës së sotme në rrjete sociale ku një postim i çuditshëm ka marrë vëmendjen e qytetarëve.
Në llogarinë e tij në Facebook është postuar një shkrim ku inkurajon të gjithë ndjekësit për të marrë pjesë në një Forex Training dhe për të ivenstuar vlera parash në bursë. Kuptohet qartë që llogaria e tij është hakeruar dhe është përdorur për të promovuar një platformë të paligjshme investimi me qëllim mashtrimin.
Ky postim ndodhet akoma në faqen e tij zyrtare çka tregon se profili i tij është akoma në duart e hakeruesëve, ndërsa ende nuk ka një reagim nga vetë Flamur Noka në lidhje me këtë situatë.
“Mbrëmje Familja dhe Miqtë Jam shumë e emocionuar që shoh shumë miq dhe familje duke përfituar nga investimi i Forex Trading dhe po shfrytëzoj rastin për t'i thënë një falënderim të madh zonjës Cristina Andres që i dha të gjithëve këtë mundësi të mrekullueshme dhe me të vërtetë dua që të gjithë të përfitojnë nga ky investim. Kam investuar 800 € dhe kam marrë një fitim prej 10,000 € direkt në llogarinë time bankare në vetëm 2 orë, nëse jeni të interesuar gjithçka që duhet të bëni është t'i dërgoni asaj një mesazh në WhatsApp për të filluar të investojë tani. këtu është numri i saj në ËhatsApp ëa.me/14424074209”, shkruhet në postimin e publikuar në faqen zyrtare të Flamur Nokës.