Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Flamur Noka besimplotë nga Berati: I japim fund dramës 11-vjeçare

Shkruar nga Newsbomb
Flamur Noka besimplotë nga Berati: I japim fund dramës
Deputeti i PD-së, Flamur Noka

Në takimin me demokratët në qytetin e Beratit, deputeti i PD-së Flamur Noka deklaroi se partia Demokratike po ngre shpresë tek shqiptarët për rrëzimin e pushtetit të Edi Ramës. Sipas tij, opozita i ka mundësitë që me votën e qytetarëve të vendosin drejtësinë e munguar në vend.

“Shqiptarët po shohin shpresë te PD dhe opozita. Ne do i japim fund kësaj drame 11-vjeçare dhe ne i kemi të gjitha mundësitë që ta bëjmë këtë realitet. Ne i kemi mundësitë që me votën tonë të vendosim drejtësinë në vend, atë drejtësi që nuk po vendoset me ligj. Atë drejtësi do e vendosë vota juaj, vota e shqiptarëve të ndershëm. Dhe kjo ditë nuk është e largët”, tha Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Berat.

Për deputetin demokrat, modeli i qeverisjes së qeverisë Edi Rama është hajdutëria dhe droga. Noka thotë se gjatë pushtetit të tij, e vetmja kulturë që Rama i ka shtuar vendit është kanabizimi.

“Edi Rama dhe banda e tij ka vetëm një impenjim: të vjedhë dhe vetëm të vjedhë. Cila ishte oferta e parë që Rilindja dhe Edi Rama i bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve? Ishte kanabizimi i çdo pëllëmbe tokë. Kultura e vetme bujqësore në Shqipëri ishte kanabisi. U shuajtën kulturat tjera”, tha deputeti demokrat Noka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese