Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Fituesit të paracaktuar? Taulant Balla ironizon Flamur Nokën: E ke pasur ëndërr magjistraturën, por zgjodhe doktorin

Shkruar nga Newsbomb
Fituesit të paracaktuar? Taulant Balla ironizon Flamur Nokën: E ke
Taulant Balla dhe Flamur Noka/ Fotomontazh

Seanca e sotme në Kuvend ka pasur shumë diskutime dhe sigurisht përplasje verbale. Taulant Balla ishte i radhës që mori fjalën, ku ndër të tjera u ndal te provimi i magjistraturës.

Ishte deputeti i PD-së, Flamur Noka që u ndal edhe një herë te ajo që ndodhi para disa ditësh në këtë institucion të rëndësishëm, ku dalin prokurorët dhe gjykatësit e rinj duke treguar parregullsitë me listat, por dhe korigjimin e provimeve.

E pikërisht për këtë, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla iu përgjigj me ironi në fundin e fjalës së tij në Kuvend: “Në këtë sallë, ju e dini edhe si ka funksionuar shumica ka qenë icik ktej. Ne kemi bërë përpjektjet tona dhe fal jush e keni premtuar dhe ne e kemi bërë realitet. Kështu Flamur tërhiqi mbrapsh ata që the, kërkoji falje shkollës së magjistraturës se mund të jetë një ëndërr e mbetur në sirtar për ty, por zgjodhe doktorin dhe si ai doktori tjetër se bërë kurrë profesionin. Sa për magjistraturën, tërhiqu dhe kërko falje. Ndoshta e ke pasur ëndërr, por zgjodhe të jesh me doktorin”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese