Fitorja historike e Donald Trump në zgjedhjet amerikane ka bërë që opozita shqiptare të “shpërthejë” në gëzim.
Me dhjetëra reagime kanë ardhur këtë të mërkurë nga opozitarët me në krye Sali Berishën, të cilët përveçse e kanë uruar presidentin e ardhshëm, janë shprehur se një rikthim të tillë do të ketë edhe lideri i të djathtëve në Shqipëri.
Por, Kreshnik Spahiu së fundmi ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim për t’i kujtuar të djathtëve se reforma në drejtësi dhe heqja e vizave për Berishën është votuar në kohën e Donald Trump.
Postimi i Kreshnik Spahiut:
Kujtesë për ata që uronin sot Donald Trump
- Ambasadorja Yuri Kim u dekretua nga Trump
- Reforma në Drejtësi u votua në kohën e Trump
- SPAK u themelua nga administra e Trump
- Heqja e vizave amerikane për Berishën nga Trump
- Lista e Non Gratave për socialistët nga Trump