
Erald Kapri tashmë do të ulet në karriget e Parlamentit pasi fitoi mandatin e deputetit me Partinë Mundësia në zgjedhjet e 11 Majit.
Kapri ka falenderuar përmes një postimi në rrjete sociale të gjithë ata që e besuan. Kapri shkruan se mandati i deputetit të cilin e ka fituar nuk i përket atij, por të gjithë atyre që e mbështetën dhe besuan tek Partia Mundësia.
Sakaq, Kapri premton të sjellë ndryshimin ndërsa thekson se ky është mandati i çdo qytetari që beson se politika mund të bëhet ndryshe.
Statusi i plotë i Erlad Kaprit
Ia dolëm bashkë! ????
Ky mandat nuk është i imi, është i të gjithë atyre që besuan te MUNDËSIA, te vota që nuk shkon dëm, te vota që sjell ndryshim.
Ky është mandati i çdo qytetari që beson se politika mund të bëhet ndryshe. E mbrojtëm çdo votë, siç ju premtuam, deri në fund.
Do jem zëri juaj, vendosmëria juaj dhe shpresa juaj në Kuvend, modeli ndryshe që keni kërkuar në politikë.
Rrugëtimi sapo ka nisur.
Me përgjegjësi, me përulësi, me besim. Faleminderit Agron, Barbara, Anxhela, Dori, Klodi, Albi, Anxhelo, Fatmir, Gjergj, Bled, Blerim, Xhon, Nok, Elisa, Ardi, Xio, Gimi, Irdi, Redina, Suela, Arbër e qindra aktivistëve tanë që nuk lanë asnjë votë pa numëruar.
Faleminderit, Tiranë ❤️