Hapësire reklamuese

Politikë

Festivali i Pilurit, Begaj: Një akademi natyrale që mban gjallë kulturën dhe traditën shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Festivali i Pilurit, Begaj: Një akademi natyrale që mban gjallë
Presidenti Bajram Begaj në festivalin folklorik të Pilurit në Vlorë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka qenë i pranishëm në festivalin folklorik të zhvilluar në fshatin Pilur të Vlorës, i njohur ndryshe si “Netët e Bejkës së Bardhë”.

Festivali i Pilurit, Begaj: Një akademi natyrale që mban gjallë
 

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve artisëve pjesëmarrës dhe baroëve të Pilurit, kreu i Shtetit Begaj vlerësoi këtë traditë folklorike të frymëzuar nga “Nderi i kombit”, poeti dhe këngëtari Lefter Çipa, dhe të pasuar nga “Mjeshtri i madh”, poeti tjetër i familjes isopolifonike, Kristo Çipa, i cili çdo edicion sjell grupe të reja polifonike dhe interpretues të rinj.

Sipas Begaj, në këtë vend kënga është institucion dhe shpirti i artistëve një akademi natyrale e këtyre viseve.

Në Pilur kënga është institucion dhe shpirti juaj krijues është një akademi natyrale”, - u shpreh Presidenti Begaj ndërsa rikujtoi figurat emblematike të isopolifonisë që, sipas tij, kanë lënë pas një thesar unik të pavdekshëm, një pasuri botërore dhe në këtë mënyrë do të mbeten në kujtesën artistike të vendit, të institucioneve të trashëgimisë dhe të artit kombëtar.

Festivali i Pilurit, Begaj: Një akademi natyrale që mban gjallë
 

Presidenti vijoi më tej duke thënë se ky festival është një provë e fisme e vijëmësisë së traditës dhe besnikërisë ndaj trashëgimisë pilurjote, të cilët kanë ndikuar në formimin e ndërgjegjes patriotike e atdhetare të brezave në trevat bregdetare shqiptare.

Talenti dhe forca e madhe interpretuese në mishërim të papërsëritshëm me tekstet e këngëve tuaja kanë ndikuar fuqishëm në formimin e ndërgjegjes patriotike e atdhetare të brezave njerëzorë të këtyre trevave, bregdetit, Himarës, labërisë dhe hapësirës sonë kombëtare”, - u shpreh Presidenti i Republikës.

Kreu i Shtetit u ofroi pilurjotëve mbështetjen e tij për të ruajtur, forcuar dhe trashëguar këto vlera, të cilat janë bërë të ditura botërisht.

Jeni ndër të parët që turizmit tuaj malor dhe piktoresk i keni bashkëngjitur edhe vlerën kulturore, atë të riteve dhe të trashëgimisë”, - vlerësoi Presidenti Begaj duke iu referuar promovimit që banorët e Pilurit po i bëjnë traditës unike dhe përcjelljes së saj te brezat e rinj.

Festivali i Pilurit, Begaj: Një akademi natyrale që mban gjallë
 

Festivali folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë” pret çdo vit në sofrën piluriane këngëtarë, instrumentistë, valltarë dhe krijues nga të gjitha viset shqiptare, të cilët me shumë dashuri përcjellin vlerat kulturore shqiptare si dhe isopolifoninë e jugut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese