Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Felaj “ia përplas” në fytyrë Ina Zhupës: Mbroni një person non-grata, të akuzuar botërisht për korrupsion

Shkruar nga Newsbomb
Felaj “ia përplas” në fytyrë Ina Zhupës: Mbroni
Ina Zhupa - Ermonela Felaj

Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritja e Komisionit të Posaçëm kundër korrupsionit për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE.

Lidhur me këtë nismë, teksa deputetja e PS Ermonela Felaj, ndërsa foli në Real Story për rëndësinë e rezolutës kundër korrupsionit, u kundërshtua nga kolegia demokrate Ina Zhupa.

Sipas kësaj të fundit, qeveria në pushtet duhet të largohet pasi zyrtarët e saj po ndëshkohen nga drejtësia. 

Felaj nuk ka nguruar t'i kujtojë Ina Zhupës se po mbrojnë një person të shpallur non grata dhe të akuzuar botërisht për korrupsion.

Pjesë nga biseda në studio:

Ermonela Felaj: Unë konstatoj që Ina nuk e ka lexuar projektrezolutën, nuk e ka lexuar dhe fakti që disa kolegë të Inës nuk ishin në seancën parlamentare më tregon këtë qëndrimin e vështirë që kanë ndërmarrë. Inceneratori i Tiranës, Fierit dhe Elbasanit për të gjitha shkeljet që kanë ndodhur atje hetohen dhe gjykohen nga gjykata dhe prokuroria e posaçme. Ndoshta po të mos e kishim atë gjykate dhe atë prokurori nuk do të flisnim për ndëshkueshmërinë e zyrtarëve që kishte 30 vite në Shqipërisë në nuk ndodhte.

Zhupa: Korrupsioni luftohet me ligj dhe me zyrtarët që nuk i kanë duart e zhytura në paratë e shqiptarëve.

Felaj: Rezoluta është shprehje e angazhimit tonë si deputetë për t’u vënë në funksion të luftës antikorrupsion sepse korrupsioni cënon ekonominë kombëtare.

Zhupa: Ju thjesht duhet të ikni, t’i hapni rrugën qeverisë teknike dhe zgjedhjeve

Felaj: Janë argumente të stër-përdorura nga opozita. Këtu ka arritur korrupsioni me 100 % të vlerës

Zhupa: Kryetari jonë sot nuk hetohet për korrupsion, nuk ka nje akuzë të ngritur ndaj tij

Felaj: Çdo person në hetim ka të njëjta të drejta si çdo i pandehur. Ju mbroni një person të shpallur dhe të akuzuar botërisht për korrupsion.

Zhupa: Ju s’e përballoni dot kur e keni përballë, ndaj e izoluat.

Felaj: Ne kemi përgjegjësi qeverisëse

Ndërkohë Komisioni i Posaçëm i propozuar nga Partia Socialiste do të përbëhet nga 11 anëtarë. Maxhoranca do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, ndërsa opozita do të përfaqësohet nga pesë.

Komisioni do të jetë për funksion një muaj, por në rast nevoje, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të veprimtarisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese