Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Fatos Nano u dobësua 48 kilogram”, mjeku tregon takimin me ish-kryeministrin

Shkruar nga Newsbomb
“Fatos Nano u dobësua 48 kilogram”, mjeku tregon takimin me
Fatos Nano - Pajtim Lutaj

Muajt e fundit për ish-kryeministrin Fatos Nano nuk kanë qenë fortë të lehta. Atij ju desh të shkëputej nga rutina e përditshme për shkak të një shqetësimi shëndetësor me mushkëritë.

Pak ditë më parë mjeku i njohur okulist, Pajtim Lutaj, publikoi në rrjetet sociale dy foto teksa drekonte krah ish-kryeministrit.

Ai ka treguar se pas problemeve shëndetësore Fatos Nano ka humbur 48 kg, teksa tha se tashmë ai kujdeset për ushqimet që konsumon.

“Ka rikuperuar totalisht. Ndjeva një ringjalle, vetëm me një humbje peshe të konsiderueshme. Ngjiti dhe zbriti 10 shkallë vetë, mua mu duk shumë mirë. Dreka ishte jashtëzakonisht e këndshme. Është jashtëzakonisht korrekt. Pimë një gotë verë, nuk mund të bëhet fjalë më për duhan pirje”, tha mjeku.

Ai ndër të tjera shtoi se Nano nuk e ka humbur sensin e humorit dhe se gjatë drekës që kanë konsumuar kanë folur për politikën ndërkombëtare.

“Fatosi nuk kishte humbur humorin, plot batuta, folëm për situatën politike ndërkombëtare. Duke qenë se është njeri që ka investuar kaq shumë, ka ndjeshmëritë e veta”, tha ai për “Top Channel”.

Fatos Nano është 71 vjeç dhe ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë. Ai është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe qëndroi në drejtimin e saj deri në vitin 2005 kur u largua nga politika.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese