Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Fatmir Xhafaj ndan detaje për rezolutën anti-korrupsion: Do të monitorohet nga ndërkombëtarët

Shkruar nga Newsbomb
Fatmir Xhafaj ndan detaje për rezolutën anti-korrupsion: Do të
Fatmir Xhafaj 

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj  gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka bërë thirrje opozitës që të marrë pjesë në votim, pë të mos përsëritur gabimet e së shkuarës.

Ai tha të PD dhe PS janë fajtorë të situatës ku ndodhet vendi, por theksoi se partia që ai përfaqëson ka kurajon t’i pranojë gabimet.  

“Duhet ta pranojmë që ju dje dhe ne sot jemi fajtorë që situata është kjo që është. Dhe kjo situatë na thërret për reflektim dhe reagim, si ndjesa e vetme qe mund t’u japim qytetarëve edhe pse pak e vonë. Sigurisht, ndryshe nga ju ne kemi kurajon që ta pranojmë, që pavarësisht përpjekjeve të shumta në këto 11 vite, nevoja e do që të kalojmë në një stad tjetër.

Ne e ngritëm SPAK dje brenda sistemit të drejtesisë, në një nivel të lartë dhe tani synojmë që të ngrejmë në të njëtin nivel dhe standard   përgjegjshmëinë dhe institucionet e agjensitë ligjzbatuese të kësaj fushe, brenda qeverisjes në të gjitha nivelet, për të luftuar paligjshmërinë,” tha Xhafaj.

Po ashtu, ai tha do të ngrihet një Komision i Posacëm Hetimor, për zbatimin e rezolutës antikorrupsion dhe monitorimi do bëhet nga ndërkombëtarët. 

“Jam optimist për mbështetjen e partnerëve tanë edhe për këtë rezolutë që i hap rrugë një procesi tjetër reformues, ose siç shprehet një nga partnerët tanë strategjik, reforma II. Sigurisht siç ngjau tek reforma në drejtësi ata do të na asistojnë e monitorojnë por në thelb kjo mbetet lufta dhe përgjegjësia jonë.

Sigurisht ky nuk është proces i lehtë, as betejë e thjeshtë edhe pse jemi të vonuar por është momenti për ta bërë këtë betejë e së bashku. Jam shpresëplotë që kolegë të opozitës do të gjejnë forcën për tju bashkuar këtij procesi reformues”, tha Xhafaj në Kuvend.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese