Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Fatmir Mediu zbulon planin e Berishës: Do kërkojë heqjen e “non grata” nga Uashingtoni

Shkruar nga Newsbomb
Fatmir Mediu zbulon planin e Berishës: Do kërkojë heqjen e
Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha do të kërkojë rishikimin dhe heqjen e sanksionit të vendosur ndaj tij nga Shtetet e Bashkuara.

I ftuar në News 24, Mediu tha se zyrtarë të lartë në Uashington kanë shprehur interes për të rishikuar faktet mbi vendimin për shpalljen e Berishës “non grata”. Ai theksoi se vetë Berisha e ka konsideruar këtë masë si të pambështetur në prova konkrete dhe synon që të normalizojë marrëdhëniet me përfaqësuesit diplomatikë amerikanë.

"Sali Berisha do kërkojë që të hiqet non grata për të, sepse sanksioni është pa baza dhe pa fakte, që kështu të mund të krijojë raporte normale me diplomatët amerikanë. Nuk ka të bëjë vetëm me LaCivita-n, por ka edhe rrugë të tjera.

Për më tepër funksionarë të lartë në Uashington kanë kërkuar që të verifikohen faktet për sanksionimin që mund t’i jetë bërë Sali Berishës," tha Mediu. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese