
Liderët europianë dhe të rajonit, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në kuadër të Komuniteti Politik Evropian që do të mbahet ditën e nesërme, 16 maj.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ishte ndër të parët lider që erdhi në Tiranë, ndërsa njoftoi mbërritjen e saj përmes një postimi nga kryeqeyteti.
Ndërkohë, në një postim në "X", Von der Leyen ka publikuar një foto ku shkafet krah liderëve të tjerë europianë dhe të rajonit. Në foto shihet Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti i Malit të zi Jakov Milatović, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Kaja Kallas, Presidenti i KiE Antonio Costa, vetë Ursula von der Leyen, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Kryeministri polakDonald Tusk, Kryetarja e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Željka Cvijanović dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski.
"Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian", shkruan Von der Leyen krahas fotografisë.
Postimi i Von der Leyen:
"Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është i pari në Ballkanin Perëndimor. Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët."
????In Tirana for the meeting of the European Political Community.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 15, 2025
It is the first one in the ëestern Balkans.
ëhat a poëerful symbol.
Our European family of values extends ëell beyond the border of the European Union.
ëe share a continent. And a common future. pic.tëitter.com/mf7EbAëp9L