Hapësire reklamuese

Politikë

Çfarë po ndodh brenda Apelit për vulën e PD: Rithemelimi dhe Basha po nxjerrin kartat e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë po ndodh brenda Apelit për vulën e PD: Rithemelimi
Pamje nga seanca e gjyqit

Dy palë, “Rithemelimi” dhe PD zyrtare po përballen në këto momente në Gjykatën e Apelit për të përcaktuar se kujt i takon vula dhe logot zyrtare të Partisë Demokratike.

Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso përfaqësojnë Rithemelimin e Sali Berishës, ndërkohë që Lulzim Basha përfaqësohet nga avokati Indrit Sefa.

Rithemelimi kërkon nga gjykata të mos pranojë ankimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj sepse “nuk është palë në proces”.

“Kërkesa ankimore është firmosur nga një palë që nuk duhet të jetë në këtë proces dhe këtë e thotë edhe Gjykata e Lartë. Alibeaj firmosi ankimin në prill, kur Lulzim Basha kishte dhënë dorëheqjen në mars. Pra cila është cilesia proceduriale që ka firmosur ankimimin, ndaj ai nuk duhet pranuar”,  tha Ivi Kaso.

Ndërkohë Sefa ngulmon se kjo nuk është çështje individësh, por ankimimi është bërë nga Partia Demokratike. “Ka një vijimësi të ushtrimit të detyrës së kryetarit të partisë nga Basha te Alibeaj. Këtu ankimon subjekti që është PD. Basha nuk është shkarkuar, ai përcolli tagrin përfaqësues te Alibeaj. Ne duhet të vijojmë shqyrtimin e gjykimit në themel dhe gjykata duhet të përcaktojë se kush palë ka tagrin e përfaqësimit të ligjshëm të PD”,  thanë avokatët e Bashës në seancë.

Ndërkohë, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin se cilit grup demokrat i takon vula e PD-së, grupit të Sali Berishës apo grupit të Lulzim Bashës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese