Në një komunikim të gjatë me gazetarët në Luksemburg, Rama e ka konsideruar këtë një ditë historike për vendin tonë, që pas një kohe të gjatë Shqipëria çeli negociatat për grupkapitullin e parë me Bashkimin Europian.
Duke folur për vështirësisë gjatë kësaj “rruge të gjatë”, ai tha se Shqipëria do të vijojë e vendosur derisa të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane. Po ashtu ai nuk ndali batutat kur tha se "shqiptarët bien në dashuri, nuk i ndal dot kush".
“Tre herë u poshtëruam, por ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Ne dolëm më të fortë nga kjo dhe ja ku jemi sot këtu. E dimë që rruga përpara është e gjatë dhe nuk kemi izulione, dhe e dimë që zakonet e vjetra nuk ikin kollaj. Rruga mund të shndërrohet sërish në rrugë me pengesa por për ne nuk ka rrugë tjetër, të ardhme tjetër. Kur shqiptarët bien në dashuri, nuk i ndal dot kush,” tha Rama.