![Çfarë ndodhi në ditëlindjen e Mbretit?! FOTOT: Ilir Meta](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1718918924xpamje-nga-festa-e-ambasades-se-britanise-ne-tirane-460.jpg)
Ditëlindja zyrtare e Mbretit Charles III është festuar dhe në Tiranë. Ambasada e Britanisë së Madhe ka organizuar një festë të veçantë dhe ka bërë bashkë personalitete të njohura nga fusha të ndryshe të jetës publike.
I pranishëm në këtë festë ka qenë dhe kryeprokurori Altin Dumani, i cili është detyruar të ndajë të njëjtin mjedis me kryetarin e Partisë Së Lirisë, Ilir Meta, i cili prej muajsh nuk ka kursyer akuzat direkte ndaj kreut të SPAK.
![Çfarë ndodhi në ditëlindjen e Mbretit?! FOTOT: Ilir Meta](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1718918952x900-0-1718912798x448793698-18260586040245859-8703809719197883292-n-436-756.jpg)
Nuk raportohet se Dumani e Meta kanë pasur kontakt gjatë eventit të organizuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, por kanë ndarë të njëjtin ambient.
Siç shihet dhe nga fotografitë zyrtare, të pranishëm kanë qenë dhe politikanë të tjerë, si deputeti demokrat Ervin Salianji, të cilin aparatet e mediave e kanë fiksuar pranë ish-koleges dhe tashmë moderatores së "Top Story", Grida Duma.
![Çfarë ndodhi në ditëlindjen e Mbretit?! FOTOT: Ilir Meta](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1718918986xaltin-dumani-dhe-ambasadori-i-britanise-365.jpg)
Po ashtu, të pranishëm me festë të selisë diplomatike me adresë në rrugën "Skënderbeg 12", kanë qenë dhe përfaqësues të tjerë të medias, biznesit dhe komuniteteve fetare, të gjithë miq të ambasadës britanike dhe shtetit që ajo përfaqëson në Shqipëri.
Në fjalimin e tij këtë të enjte datë 20 Qershor, në Hotel Rogner ambasadori Alastair King-Smith foli për miqësinë e gjerë dhe të fortë mes Mbretërisë së Bashkuar e Shqipërisë.
![Çfarë ndodhi në ditëlindjen e Mbretit?! FOTOT: Ilir Meta](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1718919030xsalianji-dhe-duma-ne-festen-britanike-518.jpg)
Ambasadori i Britanisë së Madhe ka theksuar se vendi i tij ka investuar shumë në Shqipëri, sidomos në veri ku janë dhe qytetet me ikjen më të lartë të të rinjve me gomone drejt vendit ishullor, për t'iu dhënë atyre një shans.
© Newsbomb.al