Hapësire reklamuese


Politikë

“Çfarë kërkon këtu?” Si Xhelal Mziu i kërkoi “llogari” zyrtarit në Ostren dhe më pas e grushtoi, nipi u fut i dha mbështetje (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
“Çfarë kërkon këtu?” Si Xhelal Mziu i
Xhelal Mziu, Kalosh Murra

Në një konflikt fizik të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Ostren të Bulqizës, është përfshirë kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zonën e Dibrës, Xhelal Mziu, i cili ka dhunuar një zyrtar të njësisë administrative të zonës.

E gjitha ka ndodhur në mesditë rreth orës 13:00 pasi ka përfunduar takimi elektoral i organizuar nga Partia Demokratike në Ostren. Burime për media kanë bërë me dije, se pas përfundimit të organizimit politik, Xhelal Mziu i shoqëruar nga nipi i tij, E. M. 36-vjeç si dhe me disa persona të tjerë, është drejtuar për tek ambientet e njësisë administrative Ostren.

Aty Mziu e njerëzit e tij janë përballur me prezencën e punonjësit të kësaj njësie administrative, Kalosh Murra, i cili mban detyrën e përgjegjësit të ndihmës ekonomike në zonë.

Në këtë moment Xhelal Mziu i është drejtuar Kalosh Murrës me fjalët: “Po ti çfarë do këtu?”, duke nisur kështu një debat që ka degraduar dhe në dhunë fizike.

Sipas asaj që raportohet ka qenë deputeti Xhelal Mziu që e ka goditur fillimisht Murrën me grushe dhe më pas ka ndërhyrë dhe nipi i deputetit duke ushtruar po ashtu dhunë.

Murra ishte në derën e zyrave të njësisë administrative kur Xhelal Mziu është shkëputur nga grupi dhe ka vrapuar duke grushtuar punonjësin”, thanë dëshmitarë në vendin e ngjarjes.

Sakaq, Kalosh Murra ka bërë kallëzim në polici lidhur me ngjarjen, duke nisur një hetim ndaj Xhelal Mziut dhe nipit të tij, të akuzuar për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Çëshja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të sqaruar rrethanat e plota të konfliktimit mes dy zyrtarëve shtetërorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë.

Sipas policisë rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Kalosh Murra, 33 vjeç, punonjës i njësisë administrative Ostren, banues në Shupenzë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese