Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për median Italiane “Rai3”, ku ka folur për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë, për Francesco Becchetti si dhe për akuzat ndaj vëllait të tij, Olsi Rama.
Rama gjatë intervistës nuk kurseu edhe fjalën “neveri”, të përsëritur disa herë në lidhje me pjesën e parë të emisionit “Report”, ku Shqipëria cilësohej si “narkoqeveri”.
Po ashtu Rama gjatë intervistës, i tregoi gazetarit italian, Giorgio Mottola disa foto se si ishte dhunuar në vitin 1997.
“E patë që i kisha vendosur mbrapa. M’i solli një vajzë, e cila ka çelur një ekspozitë për lirinë e shtypit dhe i nxori, edhe pse i thashë që janë parë tashmë. Unë e di çfarë do të thotë të jesh gazetar.
Mos më përmendni më emra këtu. Më pyetët “kush”? Unë ju dhashë përgjigje. Nuk është ai tema. Tema është kjo. Unë e di çfarë do të thotë të luftosh për lirinë e fjalës. Di edhe çfarë do të thotë të kesh ende mbi lëkurë shenjat, këtu dhe këtu”, tha Rama ndër të tjera.
Pjesë nga intervista:
Kryeministri: Unë ju flas për faktin. Për mua, të bësh gazetarin, është një gjë e madhe. Ky jam unë.
Rai3: Jeni ju këtu në foto?
Kryeministri: Jam unë.
Rai3: Çfarë ju ndodhi? Me flokë, nuk ju njoh.
Kryeministri: Sepse unë bëja gazetarin.
Rai3: Në ‘97-ën.
Kryeministri: Ky jam unë.
Rai3: Kush ju katandisi kështu?
Kryeministri: E patë që i kisha vendosur mbrapa. M’i solli një vajzë, e cila ka çelur një ekspozitë për lirinë e shtypit dhe i nxori, edhe pse i thashë që janë parë tashmë. Unë e di çfarë do të thotë të jesh gazetar.
Rai3: Kush ju katandisi ashtu, Kryeministër?
Kryeministri: Burimet prestigjioze që keni intervistuar ju për serinë e parë.
Rai3: Nuk ka qenë as burim, as i intervistuar. Po të kishte qenë për opozitën dhe çështjen e opozitës, do të vija te ju, për t’ju intervistuar për Berishën, po të kishte qenë çështje e opozitës.
Kryeministri: Mos më përmendni më emra këtu. Më pyetët “kush”? Unë ju dhashë përgjigje. Nuk është ai tema. Tema është kjo. Unë e di çfarë do të thotë të luftosh për lirinë e fjalës. Di edhe çfarë do të thotë të kesh ende mbi lëkurë shenjat, këtu dhe këtu.