Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Çfarë do bësh nëse arrestohet Monika Kryemadhi? Përgjigja e Ilir Metës të lë pa fjalë

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë do bësh nëse arrestohet Monika Kryemadhi?
Ilir Meta

Ilir Meta tha me bindje të plotë se beteja e tij nuk do të këtë kthim pas, edhe nëse arrestohet bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

Ai tha se veprimet e tij janë të kulluara dhe këto histori vetëm i kanë shumëfishuar forcat për t’u përballur me narkoshtetin.

Pjesë nga konferenca e Metës

Gazetari: Sot u thirrët si person që ka dijeni apo si paditur?

Meta: Nuk ka çfarë të më padisë njeri mua, sepse veprimet e mia janë transparente, janë të kulluara, janë të qarta dhe me këto histroi që bëjnë vetëm më shumëfishojnë forcat për t’u përballur edhe më fortë me narkoshtetin. Dakort, që po përzë shqiptarët.

Gazetari: Po nëse merret masë arresti ndaj Monika Kryemadhit?

Meta: Nuk jam duke u marrë me këto parashikime, edhe Sashën le ta arrestojnë, macen time të dashur që më mungon aq shumë. Beteja ime nuk ka kthim pas dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm do të hedhin në koshin e pleherave katicat e ramaformës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese