
Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka mbajtur sot një konferencë për shtyp pas firmosjes së dy urdhër shkarkimeve nga detyra, ku bëhet fjalë për nënkryetaren Sara Goxhajn dhe sekretarin e përgjithshëm Alban Dokushin.
Ristani refuzoi të japë një përgjigje konkrete në lidhje me shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë të bashkisë, ndërsa theksoi se në Bashkinë e Tiranës nuk ka asnjë krizë funksionale.
Gjithashtu Anuela Ristani u shpreh se puna në bashki vijon njësoj me qëllim për të nderuar përkushtimin e kryebashkiakut Veliaj. Ajo nuk la pa përmendur dhe kryeministrin Rama teksa u shpreh se i ka qëndruar pranë stafit të bashkisë dhe kryeqytetit në këtë kohë të vështirë.
“Nuk ka asnjë krizë funskionale në bashki. Puna vazhdon njësoj. Unë besoj shumë se mënyra më e mirë për të nderuar punën dhe përkushtimin e Veliajt është që Bashkia të vijontë të bëjë punën për qytetarët në shërbim të tyre.
Shpreh mirënjohjen për kryeministrin Edi Ramën, pasi në këto ditë të vështira është gjendur pranë nesh dhe kryeqytetit.
Kryetari dje e sqaroi anullimin e urdhëtit të parë, të gjitha janë në protokoll”, tha Anulea Ristani.