Hapësire reklamuese


Politikë

Evi Kokalari thirrje publike Berishës:Tregoni kontratën e Chris LaCivitës para zgjedhjeve

Shkruar nga Newsbomb
Evi Kokalari thirrje publike Berishës:Tregoni kontratën e Chris
Foto arkivë: Sali Berisha dhe Evi Kokalari

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, me një postim në rrjete sociale ka reaguar sërish për kontratën e lobimit 6 milionë dollarëshe nga Sali Berisha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë postim, Kokalari i bën thirrje Berishës dhe Flamur Nokës, duke kërkuar që të bëjnë publike kontratën e Chris LaCivitës.

Gjithashtu, aktivistja thekson se duhet publikuar para zgjedhjeve të 11 majit, pasi sipas saj me votuesit duhet të jenë transparentë.

Postimi i Evi Kokalarit:

Sali Berisha dhe Flamur Noka

Bëni publike kontratën e Chris LaCivitës dhe Paul Manafort!! Për derisa ju keni dhënë $6 million këtyre të Rubios, është e domosdoshme për të gjithë të dimë sa po i jepni këtyre të tjerëve. Është një 6 millionsh tjetër? $10 million?

Çfarë do qoftë shuma, votuesi duhet ta di përpara 11 Majit!!Publikoni kontratën që firmosët në 10 Shkurt. Për dy javë janë zgjedhjet!

Boll gënjyet që doni bëni transparencë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese