Papritur u bë pjesë e grupimit të Sali Berishës dhe papritur u kthye në kritiken e tij, aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, nuk ka qëndruar pa reaguar sërish lidhur me “thashethemet” dhe situatën brenda Partisë Demokratike.
Nëpër korridore qarkullojnë lajme se vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, do të futet në garë për tu bërë kryetare e forcës politike e cila prej shumë vitesh ka qenë nën ndikimin e të atit. E si duket këto lajme kanë shkuar dhe në vesh të Kokalarit e cila s’ka nguruar që të sfidojë hapur Malltezin.
Nga Amerika, aty ku dhe jeton, Kokalari shprehet se nëse Malltezi futet në garë për kreun e PD-së, atëhere ajo do të kthehet në Shqipëri dhe t’i bashkohet garës.
E për këtë dëshirë të saj, Kokalari me ironi i kërkon “mendim” edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Nese Argita Malltezi Berisha do hyj ne gare per kryetare te PDse, do kthehem dhe une te futem ne gare me te. Si thua, Sali Berisha?”, shkruan Kokalari.