Hapësire reklamuese


Politikë

Evi Kokalari sërish akuza të forta ndaj Berishës dhe Mediut: Boll pyetët sa po paguhet LaCivita, por sa paguhet Paul Manafort

Shkruar nga Newsbomb
Evi Kokalari sërish akuza të forta ndaj Berishës dhe Mediut: Boll
Foto arkivë: Sali Berisha dhe Evi Kokalari

Aktivistja konservatore, Evi Kokalari pas një postimi të bërë ditën e djeshme ku zbuloi se njerëzit e angazhuar pranë liderit demokrat Sali Berisha, po tentojnë të heqin “non-gratën” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ditën e sotme ka ngritur disa akuza të tjera ndaj liderit demokrat.

Kokalari ka akuzuar Berishën dhe aleatin e tij politik Fatmir Mediu, duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga SPAK për lobime të dyshuara në Shtetet e Bashkuara.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Kokalari ka vënë në qendër të akuzave ish-këshilltarin e Donald Trump, Paul Manafort, një figurë e njohur dhe e dënuar në SHBA për afera lobimi të fshehura.

Postimi i plotë i Evi Kokalarit:

Boll pyetet sa po paguhet LaCivita, po filloni pyesni sa po paguhet Paul Manafort.

Te kesh Manafort ne krahe dhe te thuash qe keta s'jane lobist, eshte kulmi i hipokrizise.

Ne fakt, keto dite kam folur me nje ish-kongresmen qe me tha se Bolsonaro gjithashtu ka punesuar Manafort per te lobuar kunder gjykatesit te tmerrshem De Moraes dhe Lules, komunistit qe Berisha e ka quajtur mik, dhe vetem "retainer", pra parapagese per te hyre ne kontrate punesimi eshte $400,000.

Gjykoni thjeshte nga gjoba mbas denimit nga drejtesia ne Amerike - $24 million!!! Llogarite e tjera bejini vete!!

Sa e vertet eshte nuk di t'ju them, por ju garantoj qe Manafort, eshte nje nga lobistet me te shtrenjte. Plus, ish partneri i Manafort, u rregjistrua me FARA si lobist per Berishen ne 2023. Tashti do te na mbush mendjen Berisha qe keta s'po lobojne t'i heqin 'non-graten'?

SPAK duhet te investigoj dhe Berishen dhe Fatmir Mediun per keto lobime dhe pagesa! Mos flini gjume. Vendi eshte ne rrezik!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese