Hapësire reklamuese

Politikë

Evakuimi i fëmijës nga Gaza në Shqipëri, Rama replikë me ndjekësin: Mos u përdorni nga llumi i foltoreve

Shkruar nga Newsbomb
Evakuimi i fëmijës nga Gaza në Shqipëri, Rama replikë
Edi Rama

Një tjetër komentues e pati radhën ditën e sotme për të marrë përgjigje nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë rast temë diskutimi ishte ardhja e familjes palestineze në Shqipëri dhe kurimi i fëmijës 1-vjeçar në repartin e Pediatrisë në spitalin “Nënë Tereza”.

Komentuesi ka shkruar se fëmijët shqiptarë, qeveria e lë të vdesin si dhe nuk japin asnjë ndihmë për ta, ndërsa shpresa e vetme është tek shoqatat e bamirësisë dhe tek shqiptarët.

Bravo, reklamë e bukur. Fëmijët shqiptarë i lini të vdesin.

Duhet me lut zotin që ka disa shoqata bamirëse e që janë shqiptarët zemërmirë e bëjnë bamirësi sesa për ju…” ishte komenti në profilin e Edi Ramës.

Përgjigja e Ramës vjen në një video mesazh nga një dritare e re komunikimi që kryeministri ka krijuar me publikun të tillulluar “Sy s’Sy”. Kryemistri thotë se këto shkrime janë absurde dhe se shëndetësia në Shqipëri sa vjen dhe përmirësohet, duke rendikur kështu shifra të fëmijëve që kurohen në vit nga spitalin e “Nënë Terezës” si dhe që operohen me sukses.

Ndër të tjera komentet negative, Rama ia faturon mllefit dhe inateve që qytetarët kanë për qeverinë, të iniciuara këto nga kundërshtarët et ij politikë dhe nga gënjeshtrat që qarkullojnë çdo ditë, siç është shprehur ai.

“I hodha një sy shpejt komenteve në postimin për familjen nga Gaza që e mikpritëm për t’i dhënë ndihmë urgjente mjekësore fëmijës 1 vjeç.

E kam më ty Daniel e ty adash, kur i shkruani komentet e keni seriozisht apo thjeshtë : inati i sime vjehrrë dhe bum në krevat mullixhiut? Që e jeni inat qeverinë ky nuk është faj. Por të të çoje kjo të flasësh përçart është të përhapësh gënjeshtra për llogari të atyre që janë kapur nga gënjeshtra si i mbyturi pas fijes së barit. Ku i keni parë fëmijët që ne i likemi të vdesin? Kjo është një pyetje retorike, ok nuk ju fajësoj se inati po, llumi i foltoreve kanaleve ku zhyteni përditë, dhe ju duket sikur vdesin njerëzit për një aspirinë.

Çdo vit në Shqipëri kurohen 46 mijë fëmijë në pediatri. 15 mijë prej tyre në QSUT. Dhe operohen 2400 fëmijë me sukses të plotë në QSUT”, tha ndër të tjera Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese