Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Europa mbarë nga nesër në Tiranë! Kryeministri zbulon detaje: Starmer vjen i pari, Macron ikën i fundit!

Shkruar nga Newsbomb
Europa mbarë nga nesër në Tiranë! Kryeministri zbulon
Nga Sheshi Skenderbej, kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje ekskulzive këtë të mërkurë, teksa mbante fjalimin e fitores, për Samitin e Europian që do të mbahet në datë 15 dhe 16 Maj në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Ai tha se kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer do të vijë i pari nesër për një vizitë bilaterale historike në Shqipëri, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron do të largohet i fundit, pasi do të qëndrojë në Tiranë për vizitën e dytë bilaterale.

“Europa mbarë do zbresë në këtë shesh duke filluar nga nesër më tërë udhëheqësit e saj. Kryeministri i Britanisë së Madhe vjen i pari, me një vizitë bilaterale, e para në histori. President ii Francës largohet i fundit, pasi do të qëndrojë për një vizitë të dytë bilaterale në Shqipëri.

Pastaj do ta nisë javën e re me një imazh edhe më të mirë, edhe më krenar si Europa e Ballkanit, që do të jetë lajtmotivi, inspirimi, burimi i të gjitha energjive dhe patjetër forca e këmbënguljes sonë për katër vite të tjera me radhë. Kini besim te Shqipëria sepse Shqipëria ka besim tek ne”, u shpreh Edi Rama.

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste falenderoi për herë të disatë shqiptarët që i besuan forcës politike që ai drejton, mandatin e katërt radhazi.

“Shumë faleminderit, shumë mirënjohje, përulësisht respekt për të gjithë ju dhe për të gjithë ata që me votën e tyre na dhanë një energji të jashtëzakonshme dhe po e mbyll duke i siguruar të gjithë se asnjë vat nga kjo energji nuk do e lëmë pa e shkrirë pa jua kthyer mbrapsht atyre dhe gjithë Shqipërisë”, përmbylli kryeministri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese