Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Eurodeputeti grek e vizitoi në burg, Beleri: E falënderoj për atë që ka bërë për rastin tim

Shkruar nga Newsbomb
Eurodeputeti grek e vizitoi në burg, Beleri: E falënderoj për
Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis në burgun e Fierit

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri  ka falënderuar eurodeputetin grek, Manolis Kefaloyannis, i cili e vizitoi sot në ambientet e burgut të Fierit.

Beleri shkruan se e ka falënderuar  Kefaloyannin për vizitën në burg dhe për gjithçka që ka bërë për të deri më tani.

Sot pata kënaqësinë dhe nderin te me vizitoj Manolis Kefaloyannis ne burgjet e Fierit ku ndodhem. E falënderoj për vizitën dhe për atë qe ka bërë deri më tani për rastin tim”, shkruan Beleri.

Është hera e katër që eurodeputeti grek vjen në Shqipëri për Belerin, teksa për media është shprehur se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës po mbahet prej një viti padrejtësish në burg.

"Fredi Beleri vazhdon luftën e tij krenare për pakicën kombëtare greke, për Himarën. Ai ka qenë i burgosur për më shumë se një vit. Vendim i padrejtë e mban në burg. Lufton me armët e tij të vërtetën dhe dashurinë e pastër patriotike për vendin e tij. Dhe eshte e sigurte qe ne fund ai do te jete Fituesi.

Shqipëria është anëtare e vendit të Bashkimit Europian. Procesi i integrimit të Shqipërisë megjithatë varet nga respektimi i të drejtave themelore të Pakicës Kombëtare greke. Nga zgjidhja e çështjes së pronave në Epirin e Veriut. Respekt për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Lirimi i menjëhershëm i Fredi Belerit. Betimi i tij si krye bashkiak i Himarës”, tha ai ndër të tjera.

Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, dy ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai së bashku me bashkëpunëtorin e tij në fushatë elektorale Pandeli Kokaveshi janë dënuar nga Shkalla e Parë e GJKKO-së për veprën penale të shit-blerjes së votave.

Beleri nuk e ka marrë dot detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk ia kanë mundësuar dhënien e lejes së posaçme për ta kryer betimin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës është dënuar me dy vite burg për shit-blerje votash.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese