Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sulmet e Metës, Basha: Performancë qesharake dhe e mjerueshme

Shkruar nga Newsbomb
Sulmet e Metës, Basha: Performancë qesharake dhe e mjerueshme
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas sulmeve që ish-presidenti Ilir Meta bëri ndaj tij ditën e shtunë, në mbledhjen e Konventës Kombëtare të mbajtur nga Partia e Lirisë.

Në një deklaratë për media, pak para fillimit të seancës plenare të Kuvendit, kreu Demokrat, Basha tha se Meta bëri një performancë të mjerueshme dhe qesharake, ndërsa shtoi se problemi i tij nuk është me atë, por me modelin që Basha dhe partia e tij përfaqëson, me qëllimin për ti dhënë fund lojërave 34 vjeçare të kësaj kase të vjetër politike në kurriz të shqiptarëve.

“As nuk i pashë fare. Miqtë me të cilët isha në Itali qeshën me performancën e mjerueshme. Nuk presim asgjë as nga ai, as nga të tjerët, zëdhënësin e të cilit ai bën. Kjo kastë e vjetër politike e ka problemin jo thjesht me Bashën, por me modelin që ne përfaqësojmë që është fundi i lojërave 34 vjeçare në kurriz të shqiptarëve dhe është një fytyrë njerëzore”,- tha Basha.

Ndërkohë nga ana tjetër, Basha kërkoi nga të gjithë deputetët, pa dallime politike që të mbështesin amendamentetet e propozuara nga PD që bëjnë të mundur që SPAK, BKH dhe institucionet e tjera të drejtësisë të kenë kuadrin ligjor për të plotësuar detyrën e tyre.

“Sot dua të bëj një thirrje për të gjithë pa dallim politik, të mbështesin amendamentet e propozuara nga PD që bëjnë të mundur që SPAK, BKH dhe institucionet e tjera të drejtësisë të kenë kuadrin ligjor për të plotësuar detyrën e tyre.

Deputetët nuk janë bebe! Nëse nuk e bëjnë këtë ekspozohen si kukulla dhe mendojnë për karrigen e tyre. Ka nga këta, dhe shpresoj të jenë pakica.

Nga deputetet e parlamentit për këtë çështje ju kërkoj të mbështesin amendamentet pro SPAK dhe kundër korrupsionit”,- përfundoi kreu demokrat, Lulzim Basha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese